Zgjedhjet ne RMV, Zoran Zaev favorit sipas sondazheve, frikë për pjesëmarrje të ulët
Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ku rreth 1,8 milionë qytetarë më të drejtë vote, do të votojnë në zgjedhjet më të pazakonta në historinë e vendit, mes frikës së pandemisë së coronavirusit që ka infektuar mbi 8 mijë vetë e u ka marrë jetën 385 personave.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapur dy orë më shumë se zakonisht, në përpjekjen për të reduktuar rrezikun e infektimit. E megjithatë, disa banorë të Shkupit mendojnë se apatia e votuesve dhe kërcënimi nga coronavirusi do të ndikoje në pjesëmarrje.
“Mendoj se asnjë parti nuk do të fitojë vota mjaftueshëm, pasi pjesëmarrja do të jetë shumë e ulët”, thotë Jovban Trpenovski, qytetar nga Shkupi.
“Çfarë kanë për të ofruar? Asgjë, po të njëjtat premtime. Njerëzit janë të lodhur dhe nuk duan të shkojnë të votojnë, dhe mendoj që në këtë kohë pandemie, shumë pak njerëz do të marrin pjesë në votime. Besoj se do të jenë më pak se 40%”, shton Stanko Joveski, një tjetër qytetar.
Sondazhet i japin përparësi liderit të LSDM-së, Zoran Zaev përballë rivalit të tij nga VMRO-ja opozitare, Mickovski, megjithatë rezultatet mund të jenë të ngushta. Zgjedhjet do të jenë një test i mbështetjes për Zaev, ish-kryeministrin që kërkon lidhje më të afërta me Bashkimin Europian.
Ai shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme vitin e kaluar, pasi BE refuzoi të caktonte datën e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut, pavarësisht kompromisit për emrin më Greqinë fqinje. Gjatë këtyre muajve vendi u drejtua nga një qeveri teknike me kryeministër Oliver Spasovskin.
“Sot, një patriot i vërtetë është ai që merr përgjegjësitë për njerëzit edhe popullin e tij dhe bën gjithçka për të garantuar anëtarësimin në Evropë, për t’i garantuar një të ardhme fëmijëve tanë dhe të rinjve në këtë vend”, thotë ish-kryeministri, Zoran Zaev.
Sa i përket partive shqiptare, BDI vijon të jetë e favorizuar. Bashkimi Demokratik për Integrim, në pushtet prej dy dekadash doli me idenë e një kryeministri të parë shqiptar, dhe prezantoi ish ligjvënësin Naser Ziberi si kandidatin e saj zyrtar.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 19:25 Protesta kundër projektit në Zvërnec, babai i Martin Canit i bashkohet tubimit (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë