Gjirokastra 15 vite në UNESCO, kryebashkiaku: Pandemia bëri që shqiptarët ta njohin më mirë qytetin
Gjirokastra feston sot 15-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO. Më 15 korrik të vitit 2005, Gjirokastra u përfshi në organizatën botërore të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Përgjatë këtyre 15 viteve në këtë organizatë, Gjirokastra ka njohur shumë ndryshime, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve, megjithatë ky përvjetor do të karakterizohet nga mungesa e turistëve të huaj, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës tha për Euronews Albania se në këto 15 vite Gjirokastra ka pasur shumë ndryshime dhe numri i turistëve ka ardhur në rritje.
Sipas tij, në kushtet e pandemisë, kur mungojnë turistët e huaj vetë shqiptarët i kanë kthyer sytë nga Gjirokastra, duke u bërë vizitorë të qytetit sidomos gjatë fundjavave.
“Ky është një vit i vështirë për shkak të pandemisë, në fundjavë kemi pasur turistë nga Tirana. Investimet po vazhdojnë me restaurimin e pazarit të kthyer në pedonale kanë rritur vlerat e bizneseve të pazarit. Është një thesar më vete për ne shqiptarët.
Në këto kushte, përveç trashëgimisë dhe shumë aktiviteteve ke 100 eksperienca për të bërë në Gjirokastrën. Më vjen mirë që shqiptarët po e njohin më mirë Gjirokastrën”, – tha ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë