Rusia ka të ngjarë të rrisë djegien e gazit, thotë zyrtari
Rusia ka të ngjarë të përshpejtojë djegien e gazit në muajt e ardhshëm, ndërsa objektet e depozitimit të gazit mbushen, tha Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.
Ai tha në një konferencë për shtyp se besimi në Rusinë si furnizues i energjisë është lëkundur në mbarë botën pas pushtimit të Ukrainës dhe reduktimit të eksporteve të gazit dhe se humbja e Evropës si partner do të dëmtonte Moskën, raporton Reuters.
“Rusia nuk po e fiton betejën e energjisë këtu,” tha Birol.
Ai tha gjithashtu se sezoni i ardhshëm i dimrit do të jetë një test i solidaritetit evropian.
Nëse kontinenti dështon në atë provë, ndikimi mund të ndihet “përtej krizës energjetike”, tha Birol.
Rystad Energy njoftoi kohët e fundit se Rusia po djeg gazin që do të eksportohej në Evropë nëpërmjet një tubacioni që zakonisht transporton më shumë se një të tretën e gazit të importuar të Evropës, por rrjedha është reduktuar në 20 për qind të niveleve normale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin