Inflacioni në rritje, punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar në grevë

30 Gusht 2022 | 08:19

Ndërsa kostoja e jetesës bëhet e papërballueshme, punëtorët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë grevën, duke kërkuar paga më të larta për të luftuar inflacionin në rritje.

Sipas sindikatës Unite, rreth 1,600 shoferë autobusësh në Londër lanë punën gjatë fundjavës, midis 27 dhe 28 gushtit, pas grevës së parë të autobusëve në kryeqytet në fundjavën e kaluar.

Shoferët e autobusëve në Londër thonë se u larguan sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë arritur të bëjnë një ofertë të arsyeshme pagash. Kompania po ofron një rritje page prej 3.2% në vitin 2022 dhe 4.2% vitin e ardhshëm, por norma e vërtetë e inflacionit (RPI) aktualisht qëndron në 11.8%.

“Nuk ka të bëjë fare me një strategji kombëtare apo diçka të tillë, është diçka që ka ndodhur këtu në nivel lokal dhe reflekton atë që po ndodh gjetkë, sepse njerëzit në të gjithë vendin, mendoj se po ndihen njësoj”, tha oficeri rajonal Miles Hubbard për Unite.

“Kjo është arsyeja pse duket se është e koordinuar sepse njerëzit kudo ndihen në të njëjtën mënyrë dhe po arrijnë në të njëjtin përfundim. Mjaft më, nuk do ta durojmë më këtë”, ka shtuar ai.

Asnjë nga sindikatat që mbështetën grevat gjatë muajit gusht nuk kanë planifikuar greva për shtator, megjithatë, sekretari i përgjithshëm i RMT, Mick Lynch thotë se greva të tjera janë “shumë të mundshme”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026