Pasuritë ilegale, memorandum bashkëpunimi mes institucioneve për krimet financiare
Nisur nga vlerësimet negative të organizatave ndërkombëtare sa i takon nivelit të pastrimit të parave , agjencitë ligjzbatuese kanë firmosur një memorandum të ri bashkëpunimi. Në fokus do të jetë edhe financimi i terrorizmit dhe sekuestrimi i aseteve kriminale.
Shqipëria është renditur në zonën “gri” nga “Moneyval” duke u cilësuar vend me mangësi strategjike në luftën kundër pastrimit të parave. Për këtë por edhe rekomandimet e tjera të organizatave ndërkombëtare, ministria e brendshme, ajo e financave dhe prokuroria e përgjithshme firmosën një memorandum bashkëpunimi. Kryeprokurori Olsian Çela tha se ka ardhur koha për unifikim hetimesh.
“Do të shmangim njëherë e mirë hedhjen e fajit për mos funksionimin e gjërave tek njëri institucion apo tjetri. Unë mendoj se sot ne kemi arritur nivelin e duhur të pjekurisë institucionale për të marrë përsipër përgjegjësi”, tha z. Çela.
Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj solli si shembull pozitiv sekuestrimin e rreth 100 milion eurove pasuri në vitin 2019, por shprehu pakënaqësinë se shumica e kësaj vlere në fund nuk konfiskohet.
“Kemi një diskarpancë të madhe midis asaj që sekuestrohet dhe asaj që konfiskohet dhe burimi i kësaj diskarpance është i shumëllojtë, të gjithë kanë kontribut nga pak, policia, prokuroria, gjykata, gjë që na sjellë në këtë situatë ku jemi përballë institucioneve ndërkombëtare”, tha z. Lleshaj.
Ndërkohë ministrja e financave Anila Denaj tha se për të dalë nga monitorimi i zgjeruar i “Moneyval”, Shqipërisë i nevojiten rezultate konkrete pasi kuadri teknik dhe nismat ligjore janë vlerësuar si pozitive.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur