Aksioni i parë politik i Partisë së Lirisë do jetë referendumi, thotë Agim Nesho
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho thotë se aksioni i parë politik i kësaj force politike do të jetë rikthimi i referendumeve dhe llogaridhënies.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Nesho theksoi se Partia e Lirisë nuk ka për qëllim ardhjen në pushtet dhe shtoi se shqiptarët duhet ta kuptojnë se vendi ndodhet në rrezik për shkak të keqqeverisjes.
Sipas tij, referendumi është instrumenti më demokratik që mund të përdoret.
“Aksioni i parë i sPartisë së Lirisë është rikthimi nëpërmjet referendumeve dhe llogaridhënies i politikës së popullit, i cili përmes demokracisë direkte të ketë mundësi të qeverisë vendin. Të mos jenë politika të pakontrolluara, por të jenë politika të kontrolluara jo vetëm nga grupet e interesit, por direkt nga populli. Nuk është çështja thjesht e një alternative e një grupi për të ardhur në pushtet. Nuk po luftohet për pushtet. Për të gjithë shqiptarët, sot duhet të jetë e qartë, Shqipëria është në rrezik. Referendumi është instrumenti më demokratik që njeh demokracia, si sistem politik”, u shpreh Nesho.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell