Ekskluzive| I riu nga Hasi: Pagova 5 mijë € për të shkuar në Angli, isha i pashpresë

30 Gusht 2022 | 19:17

5000 euro për arritur me gomone në Angli. Kjo është pagesa që kërkohet nga trafikantët në ngushticën që lidh Francën me ishullin britanik.

Rrëfimi vjen ekskluzivisht për Euronews Albania nga një i ri nga Hasi, i cili thotë se vendi ku u rrit nuk i garantoi jetesën dhe shpresën për të ardhmen.

“Jam nga Hasi, aty s’ka as punë asgjë. Jetoja me një asistencë 50 mijë lekë të vjetra. Kam shkuar në Francë ku jam lidhur me disa shqiptarë. Kam paguar 5 mijë euro që i kam marrë borxh për t’u futur në Angli”, tregon ai.

I riu rrëfen rrugën e vështirë në det të hapur për të mbërritur në vendin e lakmuar teksa tregon se në gomone ishin rreth 40 emigrantë mes të cilëve edhe minorenë 13-15 vjeç.

“Në gomone kishte shumë shqiptarë, ishim 40 veta afërsisht. Pati shumë rrezik, u detyruam të marrim në telefon policinë angleze. Ata erdhën, na futën brenda se kishim ngrirë nga i ftohti, na dhënë për të ngrënë, na morën shenjat e gishtave. U mbush kampi plot, s’kishte vend dhe na lanë në stacion treni”, rrëfeu i riu nga Hasi për Euronews Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026