‘Emigrantët s’janë të rrezikshëm’, francezët me opinion pozitiv, ndryshe nga mediat

31 Gusht 2022 | 14:56

Fluksi i emigrantëve drejt Britanisë së Madhe nga kanali i Lë Mansh ka marrë vëmendje në mediat angleze. Në artikuj të ndryshëm, shqiptarët që zënë një pjesë të madhe të numrit të emigrantëve, përshkruhen si të rrezikshëm dhe me prirje kriminale.

Por grupi i xhirimit të Euronews Albania që ndodhet në Calais të Francës, vend nga i cili nisen shumica e emigrantëve shqiptarë dhe jo vetëm, pyeti qytetarët e kësaj zone. Për ta, shumica e emigrantëve nuk përbejnë rrezik.

“Po kam parë emigrantë, nuk kam folur me ta por nuk janë të rrezikshëm. Ata thjesht duan të ikin ne Angli, unë dua ti ndihmoj ata, duan të shkojnë në Angli për të takuar familjet e tyre, disa prej tyre kanë familje aty”, u shpreh një grua.

“Une mendoj që ata janë ok. Zakonisht kur janë në plazh, hane dhe i lënë gjërat aty, mbase ata nuk e dinë. Për mua nuk është problem. Unë jam e mërzitur për ta, nuk mendoj se janë të rrezikshëm”, tha një tjetër qytetare.

“Kam parë plot emigrantë, është çdo gjë ok me ta, nuk kemi ndonjë problem”, u shpreh një qytetare.

“I kam takuar shpesh, flas me ta. Jane nga Sudani, nga Eritrera, Siria, dhe Shqipëria. Jo nuk kam frikë prej tyre. Kam frikë nga situata që ata ndodhen dhe kushtet që po përjetojnë. Nuk janë të rrezikshëm për mua, as për vajzën time, kam me tepër besim tek këta persona sesa tek institucionet”, tha një qytetar.

“Po kam parë disa prej tyre. Absolutisht nuk janë të rrezikshëm. Shumë janë nga Afrika, vijnë këtu te nisën për Angli. Për mua kjo është ok. Nuk janë fare të rrezikshëm për qytetin”, tha një tjetër.

Njëri nga francezët ka qëndrim tjetër për emigrantët. Ai kërkon që ata mos lejohen të futen në vendin e tyre.

“Nuk jam pro tyre. Mendoj që ata duhet të ndalohen kategorikisht të hyjnë në këtë vend. Jo vetëm këtu por në gjithë Europen. Në qoftë se dikush do të largohet nga vendi tij, duhet të ketë një suport dhe mënyrë me të mirë sesa kjo. Ne jemi kontrolluar 2 here nga xhandarmëria, kontrollojnë nqs unë kam njerëz brenda në makinë, e kuptoj problemin por duhet të bëjmë rregulla më të forta për ta. Ata nuk duhet të qëndrojnë këtu, nuk dua që të largohem nga vendi im prej tyre”, u shpreh burri.

Me marrëveshjen e cila pritet të firmoset nga shteti shqiptar dhe ai britanik, emigrantët që do të kapen pa një leje qëndrimi në ishull do ti duhet të rikthehet në vendin e origjinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026