Petrit Vasili: S’kemi të bëjmë me hapje listash, PS synon eliminimin e koalicioneve parazgjedhore

16 Korrik 2020 | 13:11

Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare vijojnë të përplasen rreth ndryshimeve kushtetuese mbi reformën zgjedhore.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, tha në Euronews Albania se propozimi për hapjen e listave ka për qëllim ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, dhe jo realisht hapjen e tyre.

“Nuk kemi të bëjmë me hapje listash, këtë e kupton edhe shqiptari më i fundit, sepse edhe ai propozim gjysmak, i njëanshëm nuk hap lista, por lë të njëjtën situatë aktuale pasi 30 % e listës fillestare është ashtu siç është përcaktuar. Pra, ata që kanë mbi 90 mundësi të fitojnë, fitojnë sërish sipas një liste të mbyllur. Nuk bëhet fjalë për hapje listash, është  thjesht dhe vetëm për të eliminuar koalicionet parazgjedhore që janë në Kushtetutë dhe në reformën zgjedhore”, theksoi ai.

Më tej, numri dy i LSI-së komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët kanë ftuar palët të votojnë në Parlament marrëveshjen e 5 qershorit, me qëllim që mos të pengojnë rrugën  evropiane të Shqipërisë.

 Sipas Vasilit, propozimet që vijnë nga radhët e Partisë Socialiste mbi hapjen e listave e vendosin Shqipërinë kundër linjës së Evropës.

“Unë e vlerësoj koherencën e Sorecës. Zoti Soreca ka qenë një aktor shumë aktiv në formulimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Më e rëndësishme se çdo tjetër për mua është deklarata që vjen nga Bundestagu gjerman, dhe Gjermania udhëheq Evropën sot. Deklaratat që vijnë nga njeriu më i rëndësishëm në Bundestagun gjerman, që mbulon Evropën, janë kaq të qarta dhe eksplicite. Pra, do të thotë se këto mashtrime kushtetuese, sepse nuk janë ndryshime kushtetuese të Edi Ramës e vendosin Shqipërinë kundër Evropës. Marrëveshja e 5 qershorit është produkti politiko-juridik që u prodhua”,  theksoi Vasili.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026