Lëvizje në PD para nisjes së Parlamentit, mblidhen mbështetësit e Bashës

31 Gusht 2022 | 19:17

Deputet mbështetës të ish-kreut të PD Lulzim Basha janë mbledhur sot për koordinimin e aktivitetit të grupit parlamentar të PD.

Gazetari i Euronews Albania tha se janë 20 deputetë që janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim, që nuk është thirrur nga Basha por disa deputetë të tjerë të PD.

Disa nga deputetët e pranishëm në takimin informal janë Andia Ulliri, Gazment Bardhi, Seladin Jakupllari, Ferdinand Xhaferraj, Saimir Koreshi, Dhurata Cupi, Dash Sula, Zheni Gjergji, Ilda Dhori, Helidon Bushati, Lefter Gështenja.

Takimi mbahet para fillimit të sesionit parlamentar për të diskutuar një seri çështjesh. Reforma territoriale, reforma zgjedhore, drejtimi i grupit parlamentar dhe situata e brendshme në PD, janë disa nga çështjet për të cilat pritet të flitet gjatë këtij takimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

“Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë”? Rama reagon sërish për Dritan Goxhajn

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e së martës lidhur me Dritan Goxhajn i cili një ditë më parë lexoi 5 kërkesat e protestuesve....
20:53 | 23/06/2026