Ministrja britanike takim me policinë shqiptare, plan për dëbimin e emigrantëve

31 Gusht 2022 | 19:36

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel ka zhvilluar një takim me oficerët e policisë shqiptare të vendosur në Dover me qëllim zbatimin e planeve të përbashkëta për largimin e emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në këtë vend me gomone.

Përmes një postimi në Twitter, Patel shprehet se ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale.

“Dje u takova me Policinë e Shtetit Shqiptar për të zbatuar plane të përbashkëta operacionale për të larguar shqiptarët që kanë hyrë në MB me gomone. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i begatë. Ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale”, shkruan Pattel.

Disa ditë më parë mediat britanike shkruanin se oficerë të lartë të policisë shqiptare do të vendosen në Dover dhe portet e tjera për të ndihmuar në identifikimin e shqiptarëve, për të hetuar prejardhjen e tyre duke përfshirë lidhjet kriminale dhe për të ndihmuar Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Patel zhvilloi më herë bisedime me ministrin Bledi Çuçi për të gjetur se si mund të përshpejtonin deportimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë sipas një marrëveshjeje kthimi që ajo nënshkroi me Shqipërinë vitin e kaluar.

Pretendohet se 6.000 nga 23.000 emigrantë që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar janë nga Shqipëria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij

Dy vëllezër nga Laçi kanë mbetur të plagosur pas një ngjarjeje të ndodhur pranë një subjekti në rrugën “Faik Konica”. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
10:33 | 05/06/2026

Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)

Kanë nisur homazhet për Enea Mekollin, efektivit 34-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari një në Lozhan të Maliqit, një...
09:54 | 05/06/2026

Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Kardhiq-Delvinë, ku mbetën të plagosur tre persona dhe humbi jetën një tjetër, policia ka...
09:53 | 05/06/2026