Berisha: Gledis Nano u shkarkua pasi po hetonte vëllanë e Ramës dhe Çuçin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Gledi Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se Nano është shkarkuar, pasi po bashkëpunonte në hetimet që kishin të bënin me vëllanë e kryeministrit Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Sipas kryedemokratit, Nano po hetonte çështjen në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi në call center në Tiranë, me të cilën kishte lidhje Olsi Rama, vëllai i kreut të qeverisë.
Berisha theksoi se Nano me autoritetet italiane zbuluan se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave, që sipas tij, është në pronësi të familjes së ministrit Çuçi.
Gledis Nano u shkarkua këtë të mërkurë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.
Për momentin detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta me Iranin në ditën e 11-të, SHBA godet objektivat ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë