Milan me pronar të ri, Elliot i shet aksionet te Red Bird për 1.2 miliardë euro

1 Shtator 2022 | 11:27

Skuadra italiane e Milani ka prezantuar në faqen zyrtare pronarin e ri.

Elliot i ka shitur aksionet e tij te Red Bird për shifrën e 1.2 miliardë eurove.

Shumë ishte përfolur gjatë muajëve të fundit, por tashmë marrëveshja është e arritur zyrtarisht.

“Si pronar i ri i AC Milan, RedBird do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kryesore që do të avancojnë interesat sportive dhe komerciale të klubit, duke u mbështetur në arritjet e sezonit të kaluar që kulmuan me titullin e Serie A. Përvoja e RedBird në funksionimin dhe ndërtimin e bizneseve sportive do të sigurojë që kapitulli tjetër në historinë e Milan do të ndërtohet duke nisur që nga ky moment” thuhet në njoftim.

Milan mbetet në pronësi amerikane, por ndryshon pronarët.

Në krye të klubit kuqezi do të jetë Gerry Cardinale , 53-vjeçari me një pasuri prej 1 miliard dollarësh dhe themelues në vitin 2014 i ‘Red Bird Capital Partners’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026