Meta takohet sërish me Bashën: Ndryshimet kushtetuese të trajtohen në Këshillin Politik
Presidenti Meta ka zhvilluar paraditen e sotme një takim tjetër me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Vetë kreu i shtetit e njoftoi këtë takim ku theksoi se ishte informuar mbi qëndrimin e opozitës së bashkuar sa i përket ndryshimet kushtetuese që po ndërmerr parlamenti.
Presidenti Meta e ka konsideruar si tepër konstruktiv qëndrimin e opozitës se çdo ndryshim kushtetues për reformën zgjedhore duhet të bëhet sipas marrëveshjes politike të 14 janarit në tryezën e këshillit politik.
“Sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë.
Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë.
Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof.Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar”, shkroi kreu i shtetit në Facebook.
Lexoni gjithashtu:
Alket Hyseni: Listat e hapura dhe koalicionet janë dy gjëra që nuk mund të qëndrojnë bashkë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona