Fillon zbatimi i reciprocitetit, në Prizren regjistrohet makina e parë me targat RKS
Këtë të enjte, më 1 shtator, nisi procesi për regjistrimin e mjeteve nga targat ilegale në ato RKS.
Ministria e Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur se në Prizren është regjistruar automjeti i parë me targat RKS.
Qendrat kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët e interesuar për të marrë informacionet e nevojshme dhe në ditën e parë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prizren është bërë zëvendësimi i parë i targave në targa RKS.
Sot ka nisur afati prej 61-ditësh për riregjistrimin e veturave me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, të lëshuara nga Serbia, sikurse KM, PR, PZ e të ngjashme që përdoren nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.
Vlerësohet se në katër komunat në veri, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, qarkullojnë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia.
LEXONI GJITHASHTU
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina