Moderatorja Koçi: I kam shpëtuar një rasti të dhunës seksuale

2 Shtator 2022 | 07:15

Moderatorja Antoneta Koçi tregoi për Euronews Albania se ka shpëtuar nga një rast dhunimi.

Më ka ndodhur vjet dhe nuk kam dashur ta ndaj, tregoi ajo, ndërsa shtoi se i druhej paragjykimeve.

Sipas saj njerëzit gjejnë gjithnjë arsye për të bërë me faj viktimën, madje një pjesë arrijnë të gjykojnë dhe vërtetësinë e asaj që po thua.

“Unë kam qenë te Liqeni Artificial në Tiranë. Pas palestre do takohesha me dy mikesha të miat që ishin atje, por ato kishin menduar të lëviznin për shkak të një problemi që kishin pasur dhe u gjenda vet te Parku i Liqenit dhe duke menduar që kthimi pas nuk kishte më kuptim thjesht vazhdova rrugën dhe mendova që do të kishte goxha njerëz sepse ka qenë pasdite vere, faktikisht po afronin orët e darkës, por nuk e mendova si problem sepse aty ku isha kishte goxha lëvizje,” – tregoi Antoneta për Euronews Albania.

Ajo tha se në mëndje i kishin kaluar shumë skenarë, por fatmirësisht kishte vrapuar dhe kishte mundur të shpëtonte.

Ajo ndau dhe shqetësimin për familjen e saj që po ta dinte këtë situatë, patjetër do trembej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026