Kush do e drejtoj grupin e PD-së? Sula: Në krye Alibeaj, s’jemi kundër Berishës
Deputeti i PD-së Dashnor Sula, tha se grupin parlamentar të PD-së do e drejtojë Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për Euronews Albania Sula, theksoi se ata nuk janë kundërshtar të Sali Berishës, por qasjet politike për drejtimin e PD-së janë të ndryshme
“Grupi parlamentar i PD do të jetë vazhdimësi nga aktiviteti i tij dhe sigurisht Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar në detyrë. Kreu i grupit parlamentar është Enkelejd Alibeaj. Ne nuk jemi kundërshtar të Berishës, apo të PD-së, por kemi qasja të ndryshme për mënyrën e drejtimit të PD-së. “- tha ai.
Ai theksoi se rruga që ndoqi PD pas datës 25 prill kur humbi zgjedhjet ishte një rrugë pa krye.
Ndër të tjera deputeti nënvizoi se Berisha nuk rregulloi gjë pas 9 shtatorit ndërsa shtoi se Basha nuk i ka pasur duart e zgjidhura, nuk ka pasur vendimarrje totale para 9 shtatorit.
Për Sulën sot Rama është në një moment që nuk arsyeton më, për shkak të dobësisë të opozitës.
Lexoni gjithashtu:
Spartak Ngjela: Berisha nuk vjen në pushtet me votë, kërkon krizë politike
“2.2 tonë drogë drejt Italisë me varkë me vela”, Berisha tregon pse iku Gledis Nano
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 08:51 Kush është Mykhailo Drapatyi, shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës?
- 08:44 Mamdani pranon se nuk mund ta arrestojë Netanyahun nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e OKB-së, zbulon arsyen
- 08:38 Demokratët kritikojnë administratën Trump për financimin e luftës kundër Iranit
- 08:33 Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë
- 08:30 Gjykata në SHBA anulon vendimin që liroi aktivistin pro-palestinez, Mohsen Mahdawi
- 08:22 Lufta SHBA-Iran në natën e 11-të, SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, teksa Pakistani tenton diplomacinë