Berisha: Pas zhdukjes së Martinajt, Olsi Rama bëhet ‘mbret’ i basteve

2 Shtator 2022 | 12:47

Kreu i PD-së Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha bastet sportive u kthyen sapo u zhduk i shumëkërkuari Ervis Martinaj , në mënyrë që ti marrë Olsi Rama,

Sipas tij lëvizjet e fundit që ka bërë Kryeministri Rama janë pjesë e një grushti shteti, ndërsa theksoi se tashmë mbreti i basteve është Olsi Rama.

“Olsi Rama mori dhe bastet. Dy kanë qenë personat në fushën e basteve, i pari Ervis Martinaj, ai ka qenë i njohur në këtë industri, ai ka qenë, dihet. Dhe Olsi Rama gjithashtu. E vërteta është se fill pas zhdukjes  eliminimit apo largimit të Ervis Martinajt, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama. Lëvizjet e fundit që ai ka bërë, janë një pjesë të grushtit të shtetit të pjesshëm.  Është kështu apo jo? Sot mbreti i basteve u bë Olsi Rama. “- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026