Frikë nga infektimi, autoritetet në Barcelonë thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi!

17 Korrik 2020 | 16:06

Rreth 4 milionë banorëve të zonës metropolitane të Barcelonës u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi në 15 ditët e ardhshme, për të ndalur rritjen e rasteve me COVID-19.

Autoritetet rajonale të Katalonjës insistuan gjithashtu për nevojën e shmangies së grumbullimeve prej më shumë se 10 vetësh.

“Qytetarët e të gjitha njësive bashkiake të përfshira duhet të qëndrojnë në shtëpi, veç rasteve urgjente. Kjo është kërkesa jonë, varet nga ju nëse infektimi përhapet ose jo në rajon”, deklaroi Meritxell Budo, zëdhënëse e qeverisë katalanase.

“Infektimet po verifikohen kryesisht në familje dhe grumbullimet shoqërore të aktiviteteve ditore. Objektivi ynë është reduktimi i këtyre aktiviteteve”, theksoi Alba Verges, shefe e Shëndetit Publik.

Eventet kulturore dhe ato sportive do të kufizohen gjithashtu. Autoritetet kanë dhënë në ditët e fundit rekomandime edhe për spitalet e Barcelonës, si dhe për të paktën 12 njësi të tjera bashkiake.

Për momentin bëhet fjalë për rekomandime, që megjithatë janë një hap përpara drejt masave më drastike, pasi shifrat e frikshme të infektimit po rikthehen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026