Gjendet makina e autorëve, detaje nga atentati ndaj 2 policëve në Vlorë

3 Shtator 2022 | 09:34

Detaje të reja kanë dalë nga atentati me armë zjarri ndaj 2 policëve mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Gazetarja Ebrieta Maçaj raporton se policia ka gjetur makinën e autorëve që qëlluan dje me armë zjarri ndaj makinës së efektivëve.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e autorëve.

Mësohet se makina është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ku dyshohet se personat që kanë qëlluar, të trembur kanë lënë automjetin dhe janë larguar.

Atentati në Vlorë:

Autorët qëlluan në drejtim të makinës së efektivëve, pasi menduan se mund të ishte një atentat, pasi mjeti me të cilin lëviznin efektivët ishte pa targa dhe me xhama të zinj.

Autorët e ngjarjes lëviznin me një mjet “Passat”, i cili është me targa të rregullta.

Efektivët Anxhelo Breshani dhe Narko Mehmetaj po ktheheshin nga palestra, në momentin kur janë sulmuar me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, efektivët nuk njihen me personat që i kanë qëlluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026