Zeka akuza ndaj Kurtit: Je përgjegjës për pushimin e mësueses me shami nga puna
Analisti Milaim Zeka shprehet në një intervistë për Euronews Albania se për shkarkimin nga detyra të mësueses në Kosovë se mbante shami, përgjegjës është Albin Kurti.
Zeka nënvizoi se Albin Kurti ka abuzuar me këtë kategori njerëzish duke dhënë premtime që nuk i ka mbajtur.
“Një person mbi 18 vjeç ka të drejtën të vendosë të mbajë apo jo shami. Albin Kurti ka abuzuar me këtë kategori të njerëzve, gjatë fushatës së tij elektorale, një nga premtimet kryesore të tij ka qenë kthimi i shamive në institucionet shkollore shtetërore. Përgjegjësia bie mbi Albin Kurtin dhe ministren e Arsimit që duhet të shfuqizojë vendimin”, u shpreh ai.
Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë më profesionin e mësueses pasi nuk lejohet të mbajë shami.
Pak ditë më parë ajo është pushuar nga puna për shkak se është e mbuluar.
Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore “Flamuri i Arbërit” mori vendim që të mos i lejojë mësueses me 30 vite eksperiencë ushtrimin e detyrës në këtë institucion arsimor.
Këshilli e mori këtë vendim duke u mbështetur në Udhëzimin Administrativ që ndalon bartjen e uniformës fetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme