Tedi Blushi: PL-ja bashkëpunim me Berishën, koha e opozitës së kapur ka marrë fund
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi se ka vetëm një Parti Demokratike me kryetar Sali Berishën, me të cilën kjo forcë politike do të bashkëpunojë.
Pyetur nga “Euronews Albania”, në lidhje me koordinimin e aksionit politik me PD-në, Blushi tha nga Korça se koha kur kryeministri Edi Rama emëronte kryetarin e opozitës dhe kur ajo ishte e kapur, ka marrë fund.
“Ka një Parti Demokratike dhe një Parti Demokratike që ka një kryetar, Sali Berishën. Koha e opozitës me kryetar të emëruar nga Edi Rama ka marrë fund. Koha e opozitës së kapur ka marrë fund, koha e opozitës që fle gjumë ka marrë fund. Opozita është e bashkuar, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike me aleancën me qytetarët, me forcat e tjera politike që duan largimin e një orë e më p-arë të kësaj qeverie janë bashkë”, nënvizoi Blushi.
Në lidhje me protestën e opozitës, Blushi u shpreh se ende nuk është vendosur për një datë konkrete.
Ai theksoi se shtatori nuk do jetë fillimi i vjeshtës, por nisja e pranverës për rrëzimin e qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU
“Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma
Rama ironizon influencerët: Protesta është kthyer në treg klikimesh dhe vëmendjeje, patriotë që s’ia kanë haberin punës
“Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Shqipëria në qendër të një debati që nuk lindi këtu
- 12:34 Rama: Nuk kam qenë dhe as nuk kam dërguar njeri në Aruba, është nxjerrë nga fusha e algoritmit
- 12:23 “Shteti nuk ndërtohet nga fryn era”, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin tek zhurma
- 12:15 Rama ironizon influencerët: Protesta është kthyer në treg klikimesh dhe vëmendjeje, patriotë që s’ia kanë haberin punës
- 12:06 “Sheshi i protestës, vendi për të ushqyer algoritmin”, Rama: Demokracia përballë njeriut që s’ka krijuar kurrë asgjë
- 11:44 “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Shqipëria në qendër të një debati që nuk lindi këtu
- 11:36 Rama për protestën: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner