Rama ironizon influencerët: Protesta është kthyer në treg klikimesh dhe vëmendjeje, patriotë që s’ia kanë haberin punës

20 Qershor 2026 | 12:15

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara kundër projektit të investimit në Zvërnec, duke ironizuar sërish rolin e disa influencuesve që, sipas tij, i janë bashkuar debatit për vëmendje në rrjetet sociale.

Gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ai tha se shumë prej tyre nuk kanë pasur më parë angazhim në çështje politike apo qytetare, por po e përdorin protestën për të rritur praninë dhe ndikimin e tyre online.

“Janë njerëz që nuk e kanë menduar kurrë në jetën e tyre të përzihen me politikën dhe protesta. Janë bërë me shalë dhe kremra që të shfaqen atje me shalët dhe kremrat e tyre sepse janë “trend”. Kanë frikë të mbeten jashtë valës. Në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja, vetëm ai që ka kurajon të hyjë në garë, ai që bën videon më dramatike, nuk ka rëndësi nëse protesta zhvillohet në një bregdet të Spanjës. Mjafton ti vendosësh shenjën ‘Tiranë’. Tirana s’ka as det po kjo s’ka rëndësi.

Ai që do bëjë postimin më të fortë, ai që do shpallë katastrofën më të afërt, ai që do parashikojë fundin spektakolar, ai shpërblehet nga algoritmi. Protesta nuk është më protestë, është një treg emocionesh dhe klikimesh dhe karrierash. Në të gjithë këtë, të karrierave janë më qesharakët. Ata nuk e kanë marrë vesh akoma që me PS nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura”, tha ai.

Rama u shpreh se tashmë në epokën e rrjeteve sociale, protesta shpesh shndërrohet në atë që ai e quan treg emocionesh dhe klikimesh. Sipas tij, algoritmet favorizojnë përmbajtjet që krijojnë dhe reagime të forta, ndërsa faktet dhe argumentet anashkalohen.

“Algoritmi e ka të domosdoshme të shfaqet te profetët që lajmërojnë fundin e botës, analistët që bëjnë analiza pa fakte, strategët që nuk dinë se çfarë është të bësh një strategji sektoriale, recvolucionarët që ushqehen me ëndrrën e revolucionet por që s’kanë lidhje me të, patriotë që nuk ia kanë haberin punës, njerëz që s’kanë ndërtuar kurrë asgjë dhe po ti vesh të masin një tavolinë, ngatërrojnë gjatësinë me gjerësinë. Për ata nuk ka rëndësi se çfarë ndërtohet dhe si, për ata ka rëndësi çfarë duhet shembur dhe si ta shembin, ku marrin like, followersa…”, tha kryeministri Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën

Në një lidhje live për Euronews Albania me Alba Xhani, meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, bëri parashikimin për këtë fundjavë dhe për 10-ditëshin e mbetur...
13:19 | 20/06/2026

Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës (PAMJE)

Autokolona e Diasporës ka mbërritur në Shkodër nga vende të ndryshme të Europës, me qëllim pjesëmarrjen në protestën qytetare që do të zhvillohet këtë mbrëmje...
13:03 | 20/06/2026

Rama: Për skeptikët brenda familjes politike, karta e BE-së nuk është e imja, por e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kritikat dhe pakënaqësitë që shfaqen janë një tregues i rritjes së pritshmërive të qytetarëve në një vend që, sipas tij,...
12:40 | 20/06/2026