Infermierët paralajmërojnë protestë, Skënderi: Dhuna ndaj tyre, rast i përsëritur
Zëvendës presidenti i Urdhërit të Infermierit, Sabri Skënderi thotë se dhuna ndaj dy infermierëve në Pediatrinë e QSUT-së dy ditë më parë, është një rast i përsëritur.
Për “Euronews Albania”, Skënderi u shpreh se ka pasur raste kur edhe infermierë në rrethe janë dhunuar nga pacientë.
“Ajo ishte nëna e një fëmije, thoshte më shpëtoni fëmijën, i kapi për flokëve dhe filloi të qëllonte infermierët. Ky ishte një veprim shumë i padrejtë, ne po reagojmë të sensibilizojmë edhe opinionin e bluzave të bardha për të reaguar dhe protestuar ndaj këtyre sjelleve.
Ky është një rast i përsëritur. Ka pasur 2-3 raste edhe në rrethe, ku pacientë në kontakte të para me inferimerët, dhunojnë dhe ofendojnë ndaj bluzave të bardha. Sistemi ynë shëndetësor ka ato dobësite dhe problemet e veta”, theksoi ai.
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar se së shpejti bluzat e bardha do të dalin në protestë.
Përmes një njoftimi, shoqata shprehet e indinjuar në lidhje me dhunimin e dy infermierëve në Pediatrinë e QSUT-së, nga familjarët e një pacienteje.
Sipas tyre, kjo ngjarje ka kaluar si diçka normale nga të gjitha institucionet, teksa shprehen se infermierët do t’i dalin për zot vetes së tyre, pasi ndihen të harruar dhe të abuzuar nga shteti.
Ndër të tjera, theksohet se dhuna ndaj bluzave të bardha është një fenomen që nuk mungoi as në kohën e pandemisë, që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë, por në çdo spital në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër