700 mijë kontrata, ulet dëmshpërblimi nga sigurimi i pronës dhe shëndetit

4 Shtator 2022 | 15:59

Numri i kontratave për sigurim të makinës, pronës dhe shëndetit u rrit me 17% në 7 mujorin e parë të vitit.

Shifrat tregojnë se janë mbi 705 mijë polica, nga 601 mijë që u regjistruan në periudhën janar-korrik 2021.

Kompanitë e sigurimeve mblodhën deri në korrik 11.9 mld lekë. Krahasuar me vitin e kaluar shuma është rritur me 8.5%.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thotë se janë mbi 705 mijë kontrata të lidhura sigurimi, nga 601 mijë që ishin lidhur vjet.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët janë më të prirur për të siguruar makinën, por rritja e çmimit të banesave dhe frika e dëmtimit të saj nga zjarret apo fatkeqësi të tjera natyrore kanë pozitivisht në tregun e sigurimit të pronave.

Nga ana tjetër sigurimi i jetës zë pjesën më të vogël të numrit të kontratave, rreth 16% të totalit. Numri është rritur me 2% në raport me periudhën e vitit të kaluar.

Raporti tregon se dëmet e paguara në fushën e sigurimeve janë 13% më të ulëta. Pjesa më e madhe e dëmeve i përket sigurimit motorik me rreth 2,5 mld lekë, apo 68 të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Dëmtime nga aksidentet, rriten dëmshpërblimet nga sigurimi i jetës dhe pronës

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026