Gjermani, 23-vjeçari nga Kosova vret me sëpatë një grua, vritet nga policia

4 Shtator 2022 | 18:04

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Friedrichsfelde të Lichtenberg në Gjermani, të dielën.

Një 23-vjeçar nga Kosova ka vrarë me sëpatë një grua 27-vjeçare në një apartament në ‘Löwenberger Strasse’.

Policia ka ndërhyrë në momentin e krimit dhe e ka qëlloi atë për vdekje, ndërsa gruaja humbi jetën nga plagët e marra, shkruan Berliner Zeitung.

Rreth orës 07:40, fqinjët dëgjuan britmat e një gruaje brenda pallatit dhe thirrën menjëherë policinë, shkruan media gjermane.

Kur oficerët hynë në apartamentin e katit të nëntë, u përballën me një pamje të tmerrshme.

“Atje, një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori një armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.

Sipas të dhënave fillestare, gruaja e vrarë është një ukrainase. Autori vjen nga Kosova. Të dy nuk ishin të martuar dhe nuk ishin të regjistruar në apartamentin me një dhomë, tha ai. Policia fillimisht nuk ka mundur të thotë se çfarë raporti ka autori me viktimën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)

Protesta qytetare vijon në ditën e 57-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:06 | 26/07/2026

Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27...
19:50 | 26/07/2026

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026