Meta: Shumë shpejt nisim protestat, datën do ta mësoni brenda 24 orëve

5 Shtator 2022 | 14:16

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot se shumë shpejt partia që ai drejton do të nisë protestat.

Në një konferencë për mediat të hënën, Meta u shpreh se ai do të jetë shpesh përpara parlamentit me qytetarët për të protestuar edhe pse nuk është deputet i kuvendit.

“Nuk do të habitemi që si kryetar i PL të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura. Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate. Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.

Meta u shpreh se data e protestës së parë do të bëhet e ditur brenda 24 orëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026