Lulzim Basha premton nga Kosova heqjen e traut dhe taksën në “Rrugën e Kombit”

20 Korrik 2020 | 09:26

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur sot vizitën dyditore në Kosovë, ndërsa fillimisht është pritur nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Lideri i opozitës së bashkuar është i shoqëruar nga disa përfaqësues të selisë blu, kurse pas takimit, Basha dhe Hoti komunikuan me gazetarët duke përcjellë mesazhet e tyre. Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, tha para mediave se e ka informuar kreun e PD-së për zhvillimet e fundit në Kosovë sa i takon pandemisë së COVID-19, por edhe për rinisjen e dialogut, i cili po mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

“Ndamë me të shqetësimet tona në menaxhimin me covid edhe për çështjet për rimëkëmbjen ekonomike. E informova në detaje për aktivitetet që po i bëjnë ekspertët tanë shëndetësorë në menaxhimin e situatës, të cilën fatmirësisht ditët e fundit kemi filluar ta sjellin nën kontroll. E informova për proceset me rendësi nacionale siç është procesi i dialogut” tha Hoti.

Kreu i PD-së përgëzoi Hotin për menaxhimin e situatës së pandemisë, ndërsa tha se Kosova në lidhje me masat që ka marrë kundër pandemisë, është kthyer në një shembull për të gjithë vendet e rajonit.

“Po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë, por kështu jam i inkurajuar nga paketa e masave që keni njoftuar në aspektin shëndetësor, por edhe në aspektin social dhe ekonomik. Në këtë kuadër, gjykoj se me paketën ekonomike që ju keni njoftuar në raport me prodhimin bruto dhe buxhetin e Kosovës, një paketë e tillë iu vë në krye të vendeve të rajonit dhe përben një shembull edhe për Shqipërinë, ku situata është po kaq kritike, qoftë sa i përket pandemisë, por edhe më kritike sa i përket ekonomisë dhe pasojave sociale. Paketa juaj përbën një shembull për Tiranën, por edhe për ne, edhe pse për momentin jemi në opozitë”, tha Basha.

Lideri i opozitës shqiptare u ndal edhe tek procesi i dialogut, ndërsa shtoi se ky proces ka një përfundim që është: njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se sapo PD-ja të vijë në pushtet përmes zgjedhjeve, vendimi i parë që do të ndërmarrë është heqja e taksës dhe e traut në Rrugën e Kombit. Sipas tij, ky akt po bllokon zhvillimin dhe punësimin e qytetarëve shqitarë, në të dyja anët e kufirit.

“Së dyti, dua t’ju falënderoj për rolin tuaj, lidershipin tuaj në rinisjen e dialogut. Dua t’ju shpreh mbështetjen time, në këtë përqasje parimore, e cila ka dhe mund të ketë vetëm një përfundim: njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Ne vazhdojmë të themi se potencialet janë të mëdha, por ju siguroj se PD-në do të keni një partner të devotshëm, që të vazhdojmë më tej për të prodhuar më shumë mirëqenie dhe vende pune për qytetarët tanë, dhe në këtë aspekt, dua të rikonfirmoj se një ndër vendimet e mia të para, do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit. Një vendim i padrejtë që rëndon mbi ekonominë e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ngadalëson shkëmbimin ekonomik dhe shanset për bashkërendim të faktorëve ekonomikë në dy vendet tona”, shtoi Basha.

Korrespondentja e Euronews Albania, Erjonë Popova insistoi me pyetjen e saj, ndërsa kërkoi të dinte arsyen e vërtetë të vizitës së kreut të Partisë Demokratike në Kosovë. Gazetarja Popova pyeti konkretisht Bashën nëse kjo vizitë e tij ka marrë shkas nga publikimi i akuzave të Zyrës së Prokurorisë Speciale ndaj Thaçit, ndërkohë Basha dha këtë përgjigje:

“Vizita ime është paksa e vonuar. Natyrisht ndodh në një moment zhvillimesh në Kosovë, ku përfshihen zhvillimet që ju përmendni, por jam këtu pas një ftese të kryeministrit Hoti pas vizitës së tij në Tiranë, dhe një ftese të përsëritur po kështu të autoriteteve të tjera të Kosovës, duke përfshirë këtu Presidentin Hashim Thaçi, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe krerët e partive politike në Kosovë”, tha ai.

Kjo vizitë e Bashës vjen në një kohë aspak të mirë për Kosovën, pasi kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe kreu i PDK, Kadri Veseli, janë akuzuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë për krimet lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi dhe Veseli kanë hedhur poshtë pretendimet të ngritura ndaj tyre, ndërkohë janë shprehur të gatshëm të përballen me drejtësinë ndërkombëtare. Sipas tyre, lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe rezistenca e saj për liri e pavarësi nga regjimi serb, ka qenë totalisht e pastër dhe e drejtë.

Lexoni gjithashtu: 

Kreu i PD-së Lulzim Basha nis nesër një vizitë dy ditore në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026