Kovaçevski: Deri më 2030-n, Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në BE
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se deri në vitin 2030 do të përfundojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Deklaratën, Kovaçevski e dha këtë të hënë pas vendimit të Qeverisë për formimin e ekipit që do të zhvillojë bisedimet me BE-në.
“Negociatat duhet të zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe të mbyllen sa më shpejt. Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është reale dhe e arritshme, dhe jam shumë i bindur se në zgjerimin e ardhshëm të bllokut evropian do të përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh ai.
Lidhur me kritikat e opozitës për marrëveshjen me Bullgarinë, Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së.
Sipas tij, do të garantohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe historinë.
LEXONI GJITHASHTU
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.