Allkja: Mjekët nuk duhet të dhunohen edhe nëse s’kanë bërë sa duhet
Mjeku Ilir Allkja deklaroi se nuk ka informacion në lidhje me një rast të bërë publik disa ditë më parë, ku dy infermiere u dhunuan në Pediatrinë e QSUT-së nga familjarët e një fëmije.
Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Allkja u shpreh se edhe nëse stafi mjekësor nuk ka bërë sa duhet, dhuna s’mund të justifikohet.
Sipas tij, në të gjithë rastet e dhunës në Shqipëri, nuk ka pasur një rast të vetëm të vërtetuar që fajtor kanë qenë mjekë.
“Personalisht, përderisa nuk ka asnjë prononcim që kjo është e vërtetë nga vetë infermieret, nuk mund të them se nuk është e vërtetë. Dhuna ndaj bluzave të bardha në Shqipëria ka vite që ushtrohet në mënyrë të verbër, a thua se janë bluzat e bardha fajtorët për hallet dhe problemet që kanë shqiptarët. Me sa ka dëgjuar, fëmijës nuk po i zbriste temperatura.
Po aludojmë se ndoshta stafi mjekësor nuk ka bërë sa duhet, gjë e cila nuk ndodh, sërish nuk ka asnjë të drejtë, asnjë arsyetim që të shkaktohet dhunë. Në të gjithë rastet e dhunës në Shqipëri, nuk ka pasur një rast të vetëm të vërtetuar që fajtor kanë qenë mjekët”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar