Deklarata e fortë e gazetarit: Politikanët dekonspirojnë operacionet policore

6 Shtator 2022 | 09:54

Gazetari Eni Ferhati u shpreh në një bisedë në studion e Euronews Albania me gazetaren Esmeralda Mulaj se ka pasur raste që politikanët kanë dekonspiruar operacionet policore.

Gazetari sqaroi se politikanët kanë lidhje në Polici dhe marrin informacione për urdhër-arreste që nuk janë ekzekutuar. Sipas tij, pasi marrin informacion, ata ua përcjellin personave të përfshirë.

“Edhe në kohën e Ardi Veliut, Haki Çakos, Artan Didit janë dekonspiruar informacione. Ka pasur raste që edhe në nivele të larta është shitur informacioni. Ka pasur raste që edhe politika i merr vesh urdhër-arrestet para dhe e dekonspirojnë informacionin”, u shpreh Ferhati.

Ndërkohë ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Shemsi Prençi e cilësoi të vonuar deklaratën e Gledis Nanos për dekonspirim të operacioneve policore.

Prençi u shpreh se Gledis Nano kishte rastin t’i përjashtonte këta individë duke bërë të mundur pastrimin e policisë së shtetit nga të inkriminuarit, gjë që nuk e bëri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026