Përplasje mes Sllovenisë dhe Serbisë pas deklaratave të Vuçiçit për Kosovën
Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviç për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.
Ambasadori slloven në Serbi, Damjan Bergant, po ashtu është ftuar në bisedë për temën e njëjtë, tha ministria sllovene.
Ministria e Jashtme sllovene gjithashtu tha se pret që bashkëpunimi aktual me Serbinë të vazhdojë dhe se Lubjana do të vazhdojë të avokojë për komunikim me Beogradin, në të gjitha nivelet.
Në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë dhe që atëherë është njohur nga 117 shtete të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bërnabiç: S’ka marrëveshje të dytë për normalizim pa krijimin e Asosacionit
- Lajçak, më 9 shtator në Kosovë dhe Serbi, konfirmon BE për Euronews Albania
Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës