Mezani: Dokumentet e Perandorisë Osmane zbulojnë të fshehtat e epokës së Skënderbeut
Osmanologu, Rezart Mezani thotë se 1 milion dokumentet e Perandorisë Osmane për Shqipërinë, të cilat tanimë ndodhen prej disa ditësh në arkivin e shtetit, do të përkthehen në shqip dhe do t’i paraqiten publikut.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Mezani u shpreh se në këto dokumenta mund të shihen të gjitha zhvillimet në rajon që kanë ndodhur në atë kohë si dhe zbulojnë të fshehtat e periudhës së Skëndërbeut.
“Në arkivin osman të Stambollit numërohen 100 milionë dokumenta, ne jemi pjesë e këtyre dokumentave. Rëndësia e këtyre dokumentave është sepse janë dokumenta të një shteti në të cilin ne kemi qenë pjesë, tregojnë të gjitha zhvillimet që ka pasur rajoni, si ka qenë politika shtetërore.
Mund të shohim edhe zhvillimet e shqiptarëve brenda këtij territori. Kanë nevojë të përpunohen. Këto dokumente janë përpuruar njëherë nga arkiva e Stambollit, e kanë kaluar një fazë. Ajo që ne duhet të bëjmë është që ne t’i kthejmë në shqip, t’i përkthejmë dhe t’ia paraqesim publikut”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar