Frika nga COVID, BE në kërkim të strategjive të vaksinimit dhe ndërgjegjësimit

6 Shtator 2022 | 19:37

Shpejtësia është çelësi për të mbrojtur qytetarët nga epidemitë e reja të COVID-19 në vjeshtë dhe dimër, por procesi duhet të përshpejtohet.

Përfaqësues të shumtë të industrisë farmaceutike debatuan shpërndarjen e vaksinës së brezit të dytë në Parlamentin Evropian dhe bënë disa paralajmërime.

“Sot kapaciteti i prodhimit të vaksinave anti-COVID ia kalon numrit të dozave që mund të administrohen. Sfida nuk është më furnizimi me vaksina, por kapaciteti për të përhapur fushatat e vaksinimit, kryesisht tek të rriturit dhe të moshuarit”, tha Thomas Triomphe, zv.president ekzekutiv i “Vaccines at Sanofi”.

“Sanofi” është një nga kompanitë që prodhon vaksina të përshtatshme për variantin “Omicron”, që pret aprovimin.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve i dha dritën e gjelbër versioneve të reja të “Pfizer/BioNTech” dhe “Moderna” më 1 shtator. Një ditë më vonë, Komisioni Evropian u kërkoi vendeve anëtare të paraqesin strategjitë kombëtare, që duhet të parashikojnë:

– Kombinimin e vaksinimit të COVID-19 me gripin

-Garantimin e kapaciteteve të mjaftueshme logjistike

-Rifillimin e fushatave të ndërgjegjësimit publik

Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parashikon se pas një vere të qetë, vende të shumta evropiane mund të regjistrojnë një trend në rritje infektimesh dhe shtrimesh në spitale.

Edhe pse BE është prodhuesi i dytë më i madh i vaksinave, drejtuesit e Komisionit të Posaçëm për COVID-19 janë të shqetësuar për kuotat e ulëta të vaksinimit në disa shtete.

“Mendoj se këshilla më e mirë që mund t’i japim publikut është të mbeten vigjilent, të ruajnë veten, të vaksinohen, sidomos kur je mbi 65 vjeç dhe i përket grupeve më të cënueshme. Do të ishte mirë nëse më shumë njerëz vaksinohen. Sa më shumë ta bëjnë këtë, më e lehtë do të jetë dhe më pak kufizime do të ketë. Por gjithçka varet nga mënyra se si ne i shohim këto rekomandime”, u shpreh Kathleen Van Brempt, euro-deputete belge.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026