“Kush po i mbron kriminelët”, avokati përplaset me gazetarin: Sillen policët si cuba
“Kush po i mbron kriminelët” ka qenë tema e cila ka sjellë përplasje mes avokatit Genc Gjokutaj dhe gazetarit Ylli Pata, në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Gjokuataj është shprehur se sot policët sillen si cuba, ndërsa i është drejtuar gazetarit duke i thënë se policinë e shtetit e implikoi Saimir Tahiri.
Pjesë nga debati:
Genc Gjokutaj: Sipas teje që ka pasur disa raste sporadike atëher, do të thotë se do të mbrojmë këtë që ndodh sot ne?
Ylli Pata: Ka pasur shef komisariati në Shkodër që ka qenë i lidhur me krimin.
Genc Gjokutaj: Nuk ka pasur gradaçela 45 kate atëherë, nuk ka pasur inceneratore. Sillet polici si cub.
Ylli Pata: Periudha e Sokol Olldashit ka qenë periudhë e artë.
Genc Gjokutaj: E di ça prurjesh ka pasur në polici. Kush e implikoi policinë e shtetit, Saimir Tahiri. Paske memorie selektive.
Ismail Elezi: Pse nuk thua që në 2006 Saimir Tahiri e degjeneroi policinë e shtetit
Ylli Pata: Pse e degjeneroi
Avokati: Lëre mos u merr me të. O ylli, s’kemi ardhur të tregojmë barcaleta.
LEXONI GJITHASHTU
Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike
Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
- 21:34 Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:20 Organizatorët publikuan 5 kërkesat, Klosi: Nuk kemi më një protestë qytetare, por një protestë politike
- 21:20 Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale
- 20:57 Sindikatat e pavarura paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Ekonomisë, kërkojnë rritje pagash
- 20:50 90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 20:49 Shkelën rregulloren, 29 nxënës humbin provimet e Maturës Shtetërore