Pronarë e këngëtarë vijojnë protestën kundër mbylljes së klubeve dhe lokaleve
Përmes një akti normativ, qeveria shqiptare vendosi dje të mbyllë klubet e natës, diskotekat dhe ‘lounge-bar’-et duke paralajmëruar gjobitjen me 3 milionë lekë për cilindo sipërmarrës që nuk zbaton këtë vendim.
Po kështu është vendosur të ndalohet muzika për çfarëdolloj aktiviteti pas orës 20:00, gjë që nëse shkelet do të gjobitet me 1 milionë lekë.
Kjo masë e re nuk është pritur mirë nga pronarët e këtyre subjekteve, të cilët protestën e dijshme të nisur para kryeministrisë po e vijojnë edhe këtë të martë. Ky vendim i tyre ka çuar në përplasje me Policinë, madje disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për mosbindje ndaj uniformave blu.
Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla raporton se protestës së pronarëve të bareve dhe diskove i janë bashkuar këngëtarë dhe muzikantë, të cilat shprehen kundër masave bllokuese të qeverisë.
Protestuesit kanë kërkuar që qeveria të rishikojë këtë vendim, pasi siç theksojnë, kjo masë strikte do t’i çojë drejt falimentimit.
Autoritetet shëndetësore janë shprehur se kjo masë është marrë pasi shumë subjekte nuk kanë respektuar masat dhe protokollin higjieno-sanitar anti-covid, të përcaktuar nga strukturat shëndetësore.
Policia e Tiranës njoftoi se ka shoqëruar 12 persona për protestën e zhvilluar para kryeministrisë, të cilët akuzohen për “organizim tubimi të paligjshëm” dhe “pengim të qarkullimit të automjeteve”.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur