Sulmi kibernetik, Tabaku: Qeveria tregton sigurinë kombëtare për përftime politike
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar pas lajmin që dha pak më parë kryeministri Edi Rama, se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, i cili qëndron pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve publike online.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se sulmi kibernetik që përjetoi Shqipëria gjatë verës është një dëshmi e qartë se sa të pambrojtur jemi dhe është çështje e Sigurisë Kombëtare.
Për deputeten demokratike është papërgjegjshmëria e qeverisë që e ka bërë Shqipërinë një objektiv të lehtë, ndërsa siguria e të dhënave personale tregtohet për përfitime politike.
“Miliona dollarë janë shpenzuar nga Qeveria në sigurinë kibernetike, ndërsa rezultatet ende nuk janë treguar. Dikush përgjegjës? Parlamenti duhet të informohet plotësisht për atë që ka ndodhur dhe masat e ndërmarra nga qeveria për rritjen e sigurisë në të ardhmen! Në këtë epokë shumë të dixhitalizuar, Shqipëria, anëtare e NATO-s, nuk mund të lejojë të mos veprojë. “- shprehet Tabaku në një postim në Facebook.
Ajo shton se shqiptarët kanë përjetuar 3 rrjedhje të të dhënave personale për shkak të përdorimit të qeverisë për qëllime elektorale duke shtuat se kjo ka hapur një portë mosbesimi që mund të përdoret lehtësisht nga kriminelët dhe subjektet kibernetike.
“Papërgjegjësia e qeverisë e ka bërë Shqipërinë një objektiv të lehtë, ndërsa Siguria Kombëtare tregtohet për përfitime politike.”- shprehet ndër të tjera deputetja.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh