Vera Ora flet për marrëdhënien me Ritën: Nëse ka radhën i lan dhe enët

7 Shtator 2022 | 20:06

Mes të qeshurash, në një intervistë ekskluzive për “SOT” në Euronews Albania, Vera Ora tregoi për marrëdhënien me të bijën.

Në momentin që hyn në shtëpi nuk është më ylli ndërkombëtar Rita Ora, por nëse ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin dhe do bëjë gjithçka që i kërkohet.

“Bëj shaka, mirëpo Rita është shumë e kuptueshme dhe më duket se ajo e gëzon atë thjeshtësinë që i sjell familja sepse i duket më normale ajo sesa atë që e ka punë,” – u shpreh Vera Ora.

E çfarë i thotë e ëma Ritës? Ajo rrëfeu se vazhdimisht i kujton se të gjithë janë të mirë në punën që bëjnë, thjesht ajo këndon dhe e ka më interaktive marrëdhënien e punës me publikun.

E si përgjigjet ylli ndërkombëtar?

“Po mami e di,” – rrëfeu Vera Ora.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022