Dëbimi i diplomatëve iranianë, Milo: Si do ndikojë vendimi i Shqipërisë në Ballkan

7 Shtator 2022 | 22:51

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tregoi në “Now” me Erla Mëhillin se vendimi i Shqipërisë për dëbimin e diplomatëve iranianë tërheq vëmendjen në Ballkan.

Sipas tij të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të garantuar një siguri sa më të lartë.

Milo tha se kjo do të ndikonte edhe në rritjen e bashkëpunimit, aq sa mund të bashkëpunohet, në fushën e shërbimeve sekrete.

“Duhet bashkëpunimi sepse në fund të fundit të gjitha vendet kanë kundërshtarë që i bashkojnë, siç kanë dhe interesa të kundërta në fusha të caktuara, por unë këtë shoh si mesazh për vendet e Ballkanit Perëndimor, që duhet të forcojnë bashkëpunimin midis tyre sepse kundërshtarin e kanë përballë dhe e kanë të përbashkët,” – u shpreh ish-ministri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026