Rama për krizën energjetike: S’dihet fundi, mbështetje afatmesme

8 Shtator 2022 | 09:19

Kryeministri Edi Rama, zv. kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja Delina Ibrahimaj po prezantuan në një konferencë për mediat masat për krizën e energjisë.

Kryeministri u shpreh se bëhet fjalë për një krizë të paparashikueshme dhe nuk dihet kur do i vijë fundi. Rama tha se kanë zgjedhur t’i japin njerëzve një zgjedhje afsatmesme të qëndrueshme.

Ai foli për pensionet që indeksohen një herë në vit në prill dhe tashmë do të riindeksohen duke marrë parasysh efektin e inflacionit.

Indeksim do të ketë dhe për personat me aftësi të kufizuara, tha Rama. Ai u shpreh se do të rrisin edhe njëherë me 10 për qind ndihmën ekonomike, ndërkohë që do të dyfishojnë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Rama u zotua gjithashtu se do të rrisin pagat për sektorët prioritarë me buxhetin dhe në afatin e vitit të ardhshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha ka zbuluar detaje drejtpërdrejtë nga samiti i NATO-s në Ankara. Gjatë fjalës së tij, gazetari theksoi se presidenti i...
14:18 | 07/07/2026

Goditet një aktivitet i dyshuar i paligjshëm i basteve sportive pranë Fushë-Krujës, AMP sekuestron pajisje elektronike

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka zhvilluar këtë të martë operacionin e koduar “Basti i Fundit”, në kuadër të goditjes së aktivitetit të dyshuar të...
14:02 | 07/07/2026

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dëmtimin e Komisariatit Nr.3 gjatë protestës së zhvilluar më datë 4 korrik. Policia bën me dije...
13:52 | 07/07/2026