Shtohet staf i ri në QSUT, Ogerta Manastirliu: Po përgatitet hapja e spitalit “COVID3”
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar këtë të mërkurë se po punohet për rekrutim të një stafi të ri mjekësor në QSUT, ndërsa shtoi se janë drejt përfundimit përgatitjet për hapjen e spitalit COVID3.
Këtë deklaratë znj. Manastirliu e bëri gjatë inspektimit të spitalit të përshtatur si COVID3 (struktura e ish-kirurgjive në QSUT) ku aktualisht ka filluar rekrutimi i stafit infermieror, i cili po merr eksperiencë në spitalin Infektiv, për t’u përgatitur për një fluks të mundshëm të shtimit të rasteve, që do të kërkojë edhe hapjen e spitaleve COVID3 dhe COVID4.
“Jemi duke u përgatitur për të patur burime njërëzore të nevojshme për strukturën e spitalit COVID3, pra ish-kirurgjitë dhe për spitalin COVID4 që është në aksin Tiranë-Durrës. Ka filluar rekrutimi dhe trajnimi i stafit. QSUT-së i janë shtuar 50 punonjës, një pjesë tashmë janë rekturuar dhe një pjesë janë në rekrutim e sipër. Do të kryejnë dhe trajnimet e nevojshme dhe do të kombinohen me stafe të tjera me eksperiencë”, tha Manastirliu.
Nga ana tjetër, përgjegjësi për burimet njerëzore për situatën e epidemisë, prof. Arben Gjata theksoi se po punohet për një plan të organizuar për përfshirjen e vullnetarëve dhe stazhierëve, me qëllim frenimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Kemi një plan të organizuar për përfshirjen që nga vullnetarët që kemi në listë, gjithashtu do të aktivizohen të gjithë stazhierët e disa specialiteteve, duke i kombinuar me mjekë me eksperiencë nga shërbime të tjera, në shërbimet për pacientët COVID”, tha prof. Gjata.
Ministrja nënvizoi faktin se, strukturat shëndetësore po përgatisin planin e veprimit për vjeshtë-dimër, bazuar mbi një strategji të qartë për t’u mobilizuar kundër pandemisë globale.
“Kemi një strategji të detajuar në raport me situatën që presim, pra për situatën e vjeshtë-dimrit. Dhe plani i detajuar, parashikon disa komponentë të rëndësishëm dhe fuqizimin e tyre. Duke filluar nga testimi, duke vijuar nga kapacitetet spitalore, duke vazhduar tek burimet njerëzore, të cilat janë aseti ynë më i çmuar. Ndaj jemi duke mundësuar që skuadrat e mjekëve dhe infermierëve të jenë të gatshëm që në momentin që do të duhet, t’I kemi gati dhe të jenë të trajnuar”, tha Manastirliu.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus