Betimi i Rrumbullakut, Çuçi ‘thumbon’ Nanon: I përulemi vetëm flamurit kuqezi
Kryepolici i ri, Muhamet Rrumbullaku paralajmëron largimin nga organizata të efektivëve pa integritet. Për këtë ‘oficeri i vjetër’ zotohet të rikthej meritokracinë.
“Policia ka nevojë për një frymë të re, që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit. Në radhët tona nuk ka vend për punonjës policie pa integritet profesional dhe moral, të inkriminuar apo që bien pre e tundimit të aferave kriminale. Çdo punonjës policie duhet të ndihet komod brenda organizatës, ndaj për këtë do të tentoj të zhbëj çdo ndasi apo privilegj të pamerituar, me qëllim që policimi të shihet si profesion, si karrierë, si përmbushje personale dhe si kontribut në familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë të madh”, tha Rrumbullaku.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e shfrytëzoi ceremoninë për të lëshuar mesazhe të forta dhe të qarta për ish-drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano, i shkarkuar për mospërmbushje të objektivave.
“Një mesazh kam për z. Rrumbullaku para se të marrë detyrën: sot do merrni në detyrë flamurin e organizatës, dhe dua të them që ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, dikë më shumë dikë më pak, por flamuri i vetëm për të cilin ne përulemi të gjithë dhe për të cilën kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë dhe policë, është flamuri shqiptar. Këtë gjë mos e harroni në asnjë ditë të punës suaj”, tha Çuçi.
Një ditë më parë kryeministri Rama i la 100 ditë afat Muhamet Rrumbullakut për të nxjerrë policinë nga udhëkryqi. Rama foli me tone të ashpra për disa fenomene që kanë shoqëruar policinë muajt e fundit, si tolerimi i ndërtimeve pa leje, abuzimi i sektorit të krimit ekonomik dhe policisë rrugore. Rama kërkoi edhe një përgjigje nga policia, mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, nëse është vrarë apo jo, për t’i dhënë fund një telenovele siç e quajti ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës