Pandemia e COVID-19 në Kosovë, infektologu: Situata shumë e rëndë, jemi në limitet e kapaciteteve spitalore

22 Korrik 2020 | 18:20

Situata në Kosovë vijon të paraqitet e rënduar sa i përket pandemisë së COVID-19, teksa vetëm sot janë identifikuar 241 raste dhe 6 viktima.

Infektologu Hamdi Ramadani tha për Euronews Albania se situata në Kosovë është shumë serioze dhe nëse vazhdohet me këtë shpërfillje të masave, mund të përfundohet në mungesë të plotë të kapaciteteve spitalore.

Ai e lidhi numrin në rritje të rasteve me infeksionin e COVID-19, me zbutjen e menjëhershme të masave që nga ardhja e qeverisë së re në Kosovë, çka sipas tij bëri që njerëzit të mendoni se virusi iku, por në fakt grumbullimet masive sollën përhapjen e shpejtë të tij.

Infektologu bëri thirrje për ndërgjegjësim sa më parë të qytetarëve për të zbatuar masat mbrojtëse, që janë distanca fizike dhe mbajtja e maskave, ndërsa sugjeroi që të mos lejohen grumbullimet mbi 40-50 persona në të njëjtin vend.

“Duhet t’i kthehemi sistemit shëndetësor primar dhe rikthimit të masave mbrojtëse. Sidomos distanca fizike do të kishte një efekte shumë të mirë, përdorimi maskave dhe të zvogëlohet numri i grumbullimeve në më shumë se 40-50 persona. Nëse bëhen këto, popullata do të vetëdijësohet për të mbrojtur jetën e vet dhe të qytetarëve”, tha mjeku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026