Kuota 800 KW/orë, Ahmeti: S’është masë drastike, sasi e nevojshme për familjarët

8 Shtator 2022 | 19:09

Drejtor i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, u shpreh se masa që familjet të shpenzojnë 800 kilovat orë energji në muaj, nuk është drastike.

Në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Ahmeti theksoi se masa e marrë nga qeveria vazhdon të mbrojë pjesën më të madhe të popullsisë nga rritja e çmimeve të importit.

“Është një masë që vazhdon të mbrojë pjesën më të madhe të popullsisë nga rritja e çmimeve të importit. Ne kemi bërë një përllogaritje që 800 KW/ orë në muaj është një sasi e nevojshme për të kryer nevojat familjare që kanë. Kjo nuk është një masë drastike për të gjithë pjesën e popullsisë“-nënvizoi ai.

Sipas tij, problemet e krizës energjitike nuk shfaqen vetëm te popullata por edhe në konsume të tjera.

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.

Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.

Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.

Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022