Bushati: Është ulur numri i ndërtimeve pa leje, institucionet s’kanë bërë punën
Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati, është shprehur se numri i ndërtimeve pa leje në vendin tonë është ulur.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati tha se Kryeministri Edi Rama, e ka pasur si betejë uljen e ndërtimeve pa leje, ndërsa shton sërish është i pakënaqur me punën e bërë nga institucionet për të ndaluar këtë fenonem.
“Pas hapjes së Shqipërisë në 1990 dhe ndërtimi dhe shtëpitë private u shumëfishuan, nga një ekonomi tërësisht e planifikuar filloi të bëhej një bum i madh ndërtimesh nga të gjitha anët. Rama e ka pasur këtë betejë për t’i ndaluar në një kohë kur askush nuk fliste. Janë ulur shumë ndërtimet pa leje. Ka një ndryshim shumë në Shqipëri, sidomos në qytete. Megjithatë ka prapë ndërtime pa leje, nuk janë ato që kanë qenë. Megjithatë Rama është i pakënaqur me mënyrën se si vazhdojnë.“- tha Bushati.
Më tej Bushati nënvizoi se shumë nga institucionet kanë dështuar për të parandaluar ndërtimet pa leje.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij