Ndërtimet pa leje, Pano Soko: Ju shpjegoj luftën e Ramës me pishinat e tij

8 Shtator 2022 | 21:37

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, teksa ka komentuar planin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje është shprehur se brenda mazhorancës ka një luftë politike.

Në emisionin “Now” në Euroneës Albania, Soko tha se Kryeministri Edi Rama po prish pishinat që ka ndërtuar dhe ka paguar vetë.

“Unë e shoh më tepër si një reflektim të situatës brenda mazhorancës. Nuk e shoh si reflektim të Ramës për gjërat që kanë ndodhur përgjatë periudhës që ka qenë kryeministër, por e shoh si një mekanizëm që po përdoret në një luftë të brendshme politike për interesa personale të personazheve politikë. Ndërtimi është një ndër industritë që ka mbështetur fuqimisht politikën. Unë besoj se aty brenda ka një luftë, nëse shohim ngjarjet e çuditshme që kanë ndodhur. Rama prishi pishinat që ndërtoi vetë. Ai vetë i kishte bërë, vetë i kishte projektuar e vetë i kishte dizanjuar dhe besoj se vetë i ka paguar.”- u shpreh ai.

Eksperti më tej theksoi se Ramën nuk e sheh si një person që reflekton dhe t’i kthehet interesit publik.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026