2 standarde për ndërtimet pa leje; njerëzit me pushtet mbrohen, qytetarët dënohen
Ndërtimet pa leje nuk janë ndalur në 9 vitet e qeverisë Rama, edhe pse një sërë ligjesh e vendimesh janë ndërmarrë për t’i frenuar ato. Vetë qeveria thotë se shefa e inspektorë të korruptuar kanë bekuar këto ndërtime, por të dhënat tregojnë se dënimet nuk kanë qenë proporcionale, duke favorizuar disa ndërtues dhe duke dënuar të tjerë, kryesisht qytetarë.
Ky pallat i ngritur pa leje në zonën e Farkës do të prishet, do të blihet nga ndërtuesi ose do të dhurohet. Këto 3 mundësi i jep qeveria Julian Morinës dhe të tjerëve që kanë ndërtuar pa letra vitet e fundit, duke i përjashtuar praktikisht nga dënimi. Madje, kërpudha si kjo e Morinës, kanë mbirë edhe në qendër të Tiranës.
Thirrja është e përsëritur, por me këtë vendim qeveria synon të ndalë ndërtimet abuzive, të cilat në 30 vjet, asnjë ligj nuk i ka frenuar.
Kjo, pasi me premtimin për legalizim a me para nën dorë tek inspektorët e zonës, shumë ndërtues kanë përfituar, ndërsa të tjerë janë dënuar.
Pallati i shembur i vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë është shembull tipik i ndërtimit pa kriter, që i kushtoi shtetit mbi 15 milionë euro në Strasburg.
Rasti tjetër është restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo, të cilit iu vendos ruspa, së pari për sjellje të pahijshme të pronarit me klientët dhe së dyti, si ndërtim pa leje në rrënojat e një kishe.
Por ligji ishte i ashpër edhe për qytetarin Bojken Lako, i cili hapi 2 dritare në një magazinë të marrë me qira në Tiranë. Për këtë Lako u përball me një vendim për burgim 3-vjecar, por që u fal nga ministri Manja, si artist i mirënjohur.
“Ndërtimi i paligjshëm” u përfshi në Kodin Penal në vitin 2008 dhe dënimi ashpërsua në 2014, por të dhënat nga Gjykata tregojnë se dënimet në mbi 90 % të rasteve janë për qytetarë që kanë riparuar shtëpitë, të cilët kanë pranuar përgjegjësinë, nisur nga situata ekonomike. Ndërkohë, shumë objekte janë shembur, pasi janë prekur nga projektet lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje