Rama në Kuvend tregon pikën e përbashkët me PD: Jam i bindur se sot do ta votojmë “5 qershorin”

23 Korrik 2020 | 12:23

Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet marrëveshja e 5 qershorit mes palëve politike. Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend u shpreh se, PS-ja në historinë e saj 30-vjeçare ka elementë që e lidhin me PD-në kryesisht në sjellje, dhe kjo sipas tij lidhet me bojkotin e Parlamentit.

Duke u kthyer pas në kohë, shefi i amzhorancës u shpreh se pavarësisht kësaj, në të gjithë këtë punë ka një dallim esencial mes PS dhe PD dhe kjo lidhet me arsyen e veprimeve. Ai tha se kur PD-ja ka qenë në pushtet, Partisë Socialiste i janë refuzuar kërkesa tepër elementare.

“Natyrisht ka gjëra që në pamje të parë na lidhin në historinë e këtyre 30 viteve me Partinë Demokratike në sjellje, psh bojkoti i Parlamenti, edhe ne e kemi bojkotuar Parlamentin, por nëse iu kthemëni arsyeve,  atëherë kuptojmë se çfarë dallimi i madh është mes dy forcave. Parafytyroni sot  vetëm për një koment, që PD të kërkonte mbas zgjedhjeve të fituara nga ne hapjen e kutive, jo për të ndryshuar rezultatin, por për të parë procesin përmes një Komisionit parlamentar dhe për t’i rekomanduar rekomandimet Kuvendit, dhe ne do të thoshim jo deri në pikën  që ta detyronin PD të futej në grevë urie. Është e pamundur të imagjinohet, nuk imagjinohet dot.  E kemi lënë ne parlamentin, është e vërtetë, por e kemi lënë kur na është mohuar një gjë që sot duket elementare. E dini pse duket elementare? Sepse sot qeverisim ne, sepse ne jemi mazhorancë.”, tha Rama.

Shefi i qeverisë u shpreh i bindur se, marrëveshja e 5 qershorit do të votohet, madje shtoi se pro saj do të jetë edhe kreu i Grupit Demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi. Ai  tregoi edhe pikën e marrëveshjes, e cila siç tha Rama nuk i pëlqen dhe kjo ka të bëjë me heqjen dorë nga depolitizimi i administratës zgjedhore.

Gjithesesi, Rama pohoi se ky është një lëshim i Partisë Socialiste jo për kreun e PD-së, Lulzim Bashën dhe lidershipin e partive të opozitës jashtëparlamentare, por për zgjedhësit e tyre.

“Na është dashur të bëjmë beteja absurde për gjëra elementare. Kur keni ardhur në pushtet dhe kjo ka ndodhur vetëm se është përçarë PS. Ky është një fakt. Ne e kemi kaluar ata fazë sot dhe prandaj jemi shumicë solide dhe nuk kemi asnjë problem ne , as me sistemin as me koalicionet, as me dreqin dhe me shejtanin, sepse ne jemi shumicë në popull. Shumica në popull nuk merret me ligje e me kode, por merret me votë.  Shumë e thjeshtë.

Sot unë me mendje se jam i bindur se do ta votojmë, duhet ta votoni të gjithë, edhe Myslimi, 5 qershorin jo sepse mua më pëlqen, nuk më pëlqen, por përkundrazi unë kam një problem të madh me 5 qershorin si “mosdepolitizimin e administratës zgjedhore”. Është fyese për Shqipërinë, është fyese për dhjetëra mijëra njerëz që janë në punë si psh mësues, dhe pastaj në të gjithë vendet e punës që të konsiderohen hajdutë votash në potencë, dhe ndërkohë që administrimi politik të konsiderohet akoma si garanci për integritetin zgjedhor.

Kjo është fyese, por ky është lëshimi i madh dhe i pamerituar totalisht për Lulzim Bahën dhe për lidershipin e  Opozitës jashtëparalemntare, por i merituar për votuesit e tyre, për zgjedhësit e tyre, për demokratët që nuk duan të më shikojnë  mes sy mua, qeverinë tonë dhe PS në shumicë, sepse dhënia e mesazhit të barazisë në proces, ka rëndësi për ta.  Për ne, natyrisht ne nuk dalim të dëmtuar në sensin partiak, dhe unë e kuptoj Murrizin kur thotë se “ky është një skandal”, tha ai.

Kreu i socialistëve theksoi se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët. Sipas Ramës, këto ndryshime do të votohen nga Parlamenti në seancën e 30 korrikut.

“Por, vjen puna do të hapim apo jo listat, këtë e vendosim ne, se pastaj do të ishte fundi. Këtë e vendosim ne. Dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë dhe t’ua themi, sikur ua kemi thënë dhe besoj do të vazhdojmë ta themi kur të jetë e nevojshme, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme për një kohë të gjatë. Ky Kuvend do të hapë listat në 30 korrik, kjo është marrëveshja” tha Rama.

Lexoni gjithashtu:

Rama: PD po përsërit gabimet e së shkuarës. Këshilli politik e ka përmbushur misionin me ‘5 qershorin’

Opozita i përgjigjet Ramës: Po bën fakt të kryer ndryshimet kushtetuese. Kjo e shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit

Dashamir Shehi në Euronews Albania: Nuk mund të ndryshohet Kushtetuta një vit para zgjedhjeve

Ndryshimet kushtetuese, ambasadorja Yuri Kim në presidencë, takohet me Metën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026