Zbulohet vendbanimi 7800 vjeçar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon
9 Shtator 2022 |
18:06
Një tjetër vendbanim prehistorik, krahas atij të Buqezës, është zbuluar në afërsi të rrugës Pogradec-Drilon.
Një ekip arkeologësh të Institutit të Arkeologjisë, në bashkëpunim me studentë të arkeologjisë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, prej pak ditësh kanë nisur në këtë zonë gërmimet.
Sipas drejtueses shkencore të projektit, arkeologes Edlira Andoni, kemi të bëjmë me një vendbanim i cili i përket periudhës së Neolitit të hershëm, rreth 7800 vjeçar, pra më i hershëm se vendbanimi i tipit “palafit” në Buqezë.
Tipologjia e ndërtesave në të është mjaft e veçantë, sipas arkeologëve kemi të bëjmë me ndërtesa të cilat kanë qenë deri në dy kate, ndërsa vendbanimi mendohet të ketë pasur një sipërfaqe rreth 2 hektarë.


LEXONI GJITHASHTU:
- Në kërkim të ‘Palafitit’, arkeologët në vendbanimin 7500-vjeçar në Pogradec
- ‘Butrinti si mall tregu’, arkeologu: Pse e kaluan te Komisioni i Ekonomisë?
- Amfiteatri i Durrësit me koncesion, arkeologu: E vështirë që plani të zbatohet
Lajme të Sugjeruara
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës