Ndërkombëtarët përshëndesin votimin e marrëveshjes me sytë nga 30 korriku
Miratimi me 99 vota pro i marrëveshjes së 5 qershorit është përshëndetur gjerësisht në arenën ndërkombëtare. Pas SHBA dhe OSBE, edhe Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin në parlament të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në respekt të marrëveshjes politike të 5 qershorit.
Zëdhësja e KE, Ana Pisonero përmes një deklarate shprehet se parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me standarde me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR
“Duke njohur rolin e parlamentit për të çuar përpara ndryshimet shtesë sa i përket sistemit elektoral, i bëjmë thirrje të gjitha partive të vijojnë diskutimet në Këshillin Politik me te njëjtën frymë bashkëpunimi të treguar për marrëveshjen e 5 qershorit”, – thuhet në deklaratën e BE.
Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE
“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur më 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020”, shkroi në Twitter Luigi Soreca.
…..The new legislative provisions will give #Albania an electoral framework with higher integrity and transparency standards, based on OSCE/ODHIR recommendations.
We have taken note of the additional proposals for reform of the electoral system….2/4— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) July 23, 2020
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi pasi përshëndet miratimin e marrëveshjes bën thirrje të gjitha partive të vijojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos prishen.
“E mirëpres miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të përfundimeve të Këshillit Europian”, shkruan në Twitter komisioneri për Zgjerimin.
Albania: I welcome the adoption of amendments to Electoral Code, in line w 5 June agreement. This fulfils a key condition of @EUCouncil conclusions. For any additional changes, I urge all parties to continue discussions, so spirit&results of 5 June agreement are not derailed.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 23, 2020
Edhe ambasadori gjerman në vendin tonë Peter Zingraf ka përshëndetur votimin e marrëveshjes, që siç shprehet është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
“Në pikën e reformës zgjedhore të vendimit të tij të shtatorit 2019, Bundestagu gjerman fliste për një ‘dialog të hapur, ku të përfshihen të gjitha forcat politike’. Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një ‘Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.
Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë”, thuhet në deklaratën e ambasadorit gjerman.
Lexoni githashtu:
Marrëveshja e 5 qershorit merr 99 vota, Rama: Në 30 korrik ndryshojmë Kushtetutën
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë